Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në vijim të punimeve që do të kryhen në projektin “Rikonstruksioni i linjës hekurudhore Durrës-Tiranë-Terminali Publik i Transportit dhe i linjës së re hekurudhore për në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit, do të bëhet devijimi i Trafikut Rrugor në Rrugën e Unazës në Durrës.
Më konkretisht ARRSH nënvizon se në zonën e mbikalimit do të ketë ngushtim të rrugës që do të shoqërohet me sinjalistikën përkatëse sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut.
Punimet do të zgjasin 5 ditë dhe fillojnë ditën e hënë me datë 8 dhe përfundojnë më 12 Janar.
Kompania zbatuese në bashkëpunim me ARRSH dhe Policinë Rrugore kanë marrë të gjitha masat për menaxhimin e trafikut dhe qarkullimin e automjeteve.