Punësimi në SHBA u ngadalësua në mars për të dytin muaj radhazi, duke rënë shumë nën mesataren për gjashtë muajt e mëparshëm, tha Departamenti i Punës.
Një neto 236,000 vende pune u krijuan në SHBA në mars, pas 326,000 të rishikuar në shkurt.
Vlerësimi i parë për muajin shkurt tregoi 15,000 punonjës më pak, transmeton Hina.
Në dy muajt e parë të këtij viti janë krijuar 17 mijë vende pune më pak se sa ishte parashikuar.
Shifra për muajin mars është më e ulët se mesatarja e gjashtë muajve të mëparshëm, e cila ishte 334,000 vende pune.
Sektori privat hapi 189,000 vende të reja pune muajin e kaluar, më pak se mesatarja për gjashtë muajt e mëparshëm dhe punëdhënësit në sektorin e mikpritjes dhe kohës së lirë përsëri punësuan më së shumti.
Shteti punësoi një neto prej 47,000 punëtorësh të rinj, në përputhje me mesataren.
Shkalla e papunësisë ishte pothuajse e pandryshuar në mars në 3.5 për qind, me 5.8 milionë amerikanë të papunë.
Pagat mesatare për orë u rritën 0.3 për qind nga shkurti në 33.18 dollarë.
Krahasuar me marsin e vitit të kaluar, është më i lartë për 4.2 për qind.