Ministrja e arsimit Evis Kushi ka njoftuar se testi i informatizuar për maturantët që kanë zgjedhur degën Mjekësi e Përgjithshme do të zhvillohet në periudhën 14-23 Gusht. Në total në garë janë 1813 kandidatë për 400 kuota. Maturantët duhet të paguajnë dhe një tarife prej 5 mijë lekësh për të hyrë në testim.
Nga ky testim kandidatët fitojnë 30% të totalit të pikëve për të hyrë në degën e mjekësisë, ndërsa pjesa tjetër i marrin nga nota mesatare e gjimnazit dhe provimet e Maturës Shtetërore.
Përveç studentëve shqiptarë, Universiteti do të pranojë edhe 30 studentë nga trojet 5 Kosova, 5 Maqedonia e Veriut, 5 Mali i Zi, 5 Presheva, 5 Bujanovci dhe 5 Medvegj. Në total numri i kuotave është 464 studentë për vitin e parë.