Kryeministri Rama ka publikuar pamje nga Spitali Rajonal i Lezhës, i cili synon të përmirësojë radikalisht shërbimet e urgjencës, patologjisë, pediatrisë dhe një seri shërbimesh që janë brenda korpusit qendror të këtij spitali.
Kryeministri Rama thotë se me këtë projekt, do finalizohen investimet për shërbimin spitalor me standardet më të mira për të gjithë qarkun e Lezhës.