Vazhdojnë vështirësitë e Milanit në Ligën e Kampioneve! Kuqezinjtë dolën nga “Park de Princes” të mundur me parisienët që u dhanë një leksion në fushë dhe fituan 3-0.
“Djalli” e kishte të pamundur që të bllokonte dyshen Mbappe-Dembele. Ylli francez i futbollit zhbllokoi rezultatin në minutën e 32 të lojës.
Randal Kolo Muani shënoi rrjetën e dytë në minutën e 52. Fitoren e vulosi Lee Kang-in dy minuta nga fundi i kohës së rregullt. Në përfundim të sfidës, trajneri i kuqezinjve Stefano Pioli dha përshtypjet e tij për takimin.
‘Është një rezultat i rëndë, por skuadra bëri atë që duhej. Nga pikëpamja teknike, duhej të bënte më mirë dhe PSG i shfrytëzoi mirë mundësitë që kishte. Në pjesën e parë bëmë shumë mirë, ndërsa në të dytën u treguam të pasaktë. E shëmtuar rrjeta e dytë për mënyrën se si e pësuam’, trajneri i Milanit, Stefano Pioli.
Në Grupin F, PSG kryeson me 6 pikë pas 3 takimesh, ndërsa kuqezinjtë janë në vend të fundit me vetëm dy pikë, ndërsa nuk kanë shënuar asnjë ikë. Në sfidën tjetër, Dormund mundi në transfertë New Castell me golin e Nmeka.
Në Grupin E, Fejnordi mposhti Lacion 3-1, ndërsa Selltik barazoi Atletico Madridin 2-2. Në Grupin G Lajpcigu mundi Crvena Zvezdan 3-1, ndërsa Mançester Siti fitoi në transfertë 3-1 Young Boys.
Barcelona vazhdon me perfeksionin në Ligën e Kampioneve, ndërsa mundi Shahtjorin 3-1 dhe kryeson grupin me 9 pikë. Në vend të dytë në Grupin H është Porto, që mundi Antverpin e Arbnor Mujës 4-1