PSG thelloi diferencën në krye të Ligue 1 duke mundur 3-1 Montpelie në transfertë, por gëzimi i triumfit nuk e kishte shkëlqimin e zakonshëm për shkak të dëmtimit të Kilian Mbape, i cili gjithashtu humbi një penallti.
Ndeshja nisi plot vrull për parisienët, të cilët fituan një penallti në minutën e 7. Qendërmbrojtësi Christopher Jullien shkaktoi faull ndaj Sergio Ramos.
Nga pika e bardhë gjuajti Mbappe, por portieri Benjamin Lecomte e priti topin.
Arbitri vendosi që penalltia të ripërsëritej, por sërish gardiani i vendasve bëri një pritje të jashtëzakonshme, topi goditi shtyllën e shkoi drejt ylli francez, që gjuajti mbi tra.
Lojtari pati një problem fizik në kofshën e majtë dhe u zëvendësua në minutën e 21-të. Edhe Ramos doli nga loja i dëmtuar 30 minuta më pas. Miqtë gjetën golin në minutën e 55-të me Ruiz. 17 minuta më pas, Leo Mesi realizoi golin e dytë. Në të 89-tën, Nordin shkurtoi disavanazhin.
Por 180 sekonda më pas Zaire-Emery vulosi fitoren. PSG shkon në kuotën e 51 pikëve në krye pas 21 javësh, ndërsa Montpelie gjendet në vend të 14 me 31 pikë më pak.