Avokati Maks Haxhia, në një dalje për mediat ka rreshtuar argumentet ligjore se përse është liruar ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Haxhia tha se Tahiri nuk paraqet rrezikshmëri shoqërore dhe se e ka gruar në gjendje jo të mirë shëndetësore.
“Nuk ka rrezik të theksuar shoqërore për këtë vepër, I kanë ngelur më pak se 2 vjet, atij i kanë mbetur 1 vit e 7 muaj e 11 ditë, të ketë fëmijë të mitur në ngarkim që i ka 2 fëmijë dhe një bashkëshorte që nuk është e dënuar, duhet të jetë në pamundësi shëndetësore dhe në këtë rast, bashkëshortja vuan nga një sëmundje që kur i kapin krizat, të jetë në pamundësi që t’u shërbejë fëmijëve”, tha Maks Haxhia.
Gjykata e Elbasanit vendosi sot që pjesën e mbetur të dënimit, prej gati 1 vit e disa muaj Saimir Tahiri ta kryejë në shtëpi. Saimir Tahiri paraqiti ekspertizë mjekësore që nuk duhet të qëndrojë në burg. Tahiri u dënua vetëm për “Shpërdorim detyre” duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”.