Portokalli është i pasur me vitamina A, B, C, P, me kripëra kalciumi dhe fosfor. Lëngu i portokallit, i konsumuar me ose pa sheqer është freskues.
Lëngu i portokallit ka veti diuretike e cila përdoret për të luftuar sëmundjen e veshkave, sëmundjet e mëlçisë, të zemrës dhe të enëve të gjakut.
Portokallet përdoren edhe në luftimin e anemisë, duke pasuruar gjakun me elemente të reja.