Komisioni Disiplinor i VetëVendosjes ka marrë vendim për të përjashtuar Besnik Mujecin nga anëtarësia dhe gjithë strukturat e saj, pas arrestimit të tij në Tiranë.
LVV thirri një mbledhje urgjente për rastin e Mujecit. Në njoftimin e publikuar nga strukturat, thuhet se LVV do të dënojë gjithmonë aktet e kundraligjshme.
‘Pas marrjes së informacionit për arrestimin e asambleistit të Komunës së Prishtinës nga radhët e subjektit tonë, Komisionin Diciplinor i LVV menjëherë ka trajtuar këtë rast.
Si rrjedhojë Komisioni Diciplinor i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në mbledhjen e tij mori vendim për përjashtimin e anëtarit Besnik Mujeci nga anëtarësia dhe të gjitha strukturat e Lëvizjes VETËVENDOSJE.
Lëvizja VETËVENDOSJE! mbetet e përkushtuar që dukuritë e tilla të dënueshme dhe kundërligjshme, janë absolutisht të patolerueshme dhe do të luftohen e ndëshkohen”, ka shkruar LVV-ja.
Mujeci u arrestua bashkë me 4 të tjerë pasi u kapën me mbi 11 mijë doza ekstazë të cilat transportoheshin nga Prishtina drejt Tiranës dhe shiteshin në plazhe.