Nuk mund të mos e keni vënë re.
Me ngjyrën e tij rozë fluoreshente, Antoine Griezmann u dallua lehtësisht mbrëmjen e të premtes, në Stade de France, kundër Holandës (4-0), në ndeshjen e parë të Bluve në kualifikueset e Euro 2024.
Këtë prerje flokësh, të cilën e ka shfaqur që nga fundi i vitit 2022 dhe rikthimi nga Botërori i Katarit, nuk e ka zgjedhur realisht.
Është thjesht rezultat i një procesi demokratik që u zhvillua brenda kuadrit familjar: “Luhej mes blusë dhe rozës. Unë kam tre vajza në shtëpi (gruan e tij dhe dy fëmijët) dhe jemi vetëm dy djem (djali dhe ai), votuam dhe roza fitoi”, shpjegoi ai në fillim të janarit në një intervistë të publikuar nga Atlético Madrid.
Që nga fillimi i karrierës së tij, kampioni botëror i vitit 2018 ka qenë adhurues i modeleve të pazakonta të flokëve.
Është një mënyrë që ai të afirmojë veçantinë e tij, por edhe të zbulojë disponimin e tij: “Me prerjet e mia të flokëve, kështu mund ta shihni nëse jam i lumtur apo jo. Që në fëmijëri ka qenë gjithmonë kështu, pamja, ngjyrat…”, ka dashur të nënvizojë ai në fillim të vitit, ende në një intervistë dhënë për Colchoneros.
Një gjë është e sigurt, kjo bojë i bën mirë në fushë.