Ka përfunduar procesi i numërimit në Dropull dhe fituese është Partia Socialiste. Janë numëruar 37 kuti. Kandidati i PS-së, Dhimitraq Toli ka arritur që të marrë 3.709 vota ose 81.255, kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’, Thanas Maneka ka marrë 679 vota ose 14.87% si dhe kandidati i ‘Nisma Thurje’ k, Kosta Garo ka marrë 177 vota ose 3.88%.
Numërimi ka mbaruar edhe në Tepelenë ku bashkia është fituar nga Partia Socialiste. Kandidati i PS, Tërmet Peçi ka marrë 4.088 vota, kandidati i BF Baftjar Imeri ka marrë 511 vota ndërsa kandidati i PD zyrtare ka marrë 346 vota.
PS ka marrë edhe bashkinë e Këlcyrës. Kandidati i PS, Klement Ndroni ka marrë 2018 vota, kandidati i BF ka marrë 1936 vota ndërsa PD zyrtare ka marrë 137 vota.