Parlamenti miraton mes kaosit dhe protestës nga opozita projektligjin për lojërat e fatit online. Me 72 vota pro dhe 2 abstenim ligji i shumë debatuar mori mbështetjen e mazhorancës. Ndërsa deputetët e opozitës vijuan protestën e tyre në Kuvend duke mbajtur pankarta dhe akuzuar kryeministrin Rama si vrasës i demokracisë. Deputetët e opozitës mbanin ndezur në sallë zhurmues për të penguar zhvillimin e seancës.
Partia Demokratike kishte kërkuar një seancë urgjente me kryeministrin Rama sa i përket akuzave të bëra nga ish-zëvendëskryeministri Ahmetaj por kjo interpelancë i është deleguar ministrisë për marrëdhëniet me parlamentin Elisa Spiropalin pasi kreu i qeverisë ndodhej i angazhuar me takime në Bruksel. Lulzim Basha e cilësoi delegimin një fshehje dhe largim nga përgjegjësia të kryeministrit dhe paralajmëroi se pati në SPAK për kreun e qeverisë për çështjen e inceneratorëve.