Pjesëmarrja e ulët në votime deri në orën 13:00 ka sjellë dhe reagimin e Partisë Socialiste, e cila reflektohet edhe për shkak se shumë qytetarë u kthyen mbrapsht pas problemeve me pajisjet e identifikimit elektronik.
“Partia Socialiste i lutet të gjithë atyre që nuk votuan në orët e para të mëngjesit që të kthehen në qendrat e votimit. Gjithkush që voton sot jep një kontribut edhe për të gjithë ata që janë larg. Prandaj thirrja jonë është votoni! Votoni”, tha Bora Muzhaqi, zëdhënëse e PS.