Protestat mbarëkombëtar në Iran kanë sjellë arrestimin e 100 personave të cilët pritet që të përballen me dënimin me vdekje. Grupi i të drejtave të njeriut në Iran e ka cilësuar këtë vendim si shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut.
“Duke dhënë dënime me vdekje dhe ekzekutuar disa prej tyre, tregon se autoritetet kanë një strategji për të përhapur frikën përmes ekzekutimeve, por kjo shumë shpejt do të dështojë”, bëri të ditur grupi i të drejtave në një deklaratë.
Në fillim të këtij muaji, Irani ekzekutoi dy burra në lidhje me protestat. Një 23-vjeçar u var në publik në 12 dhjetor pasi u dënua nga një gjykatë për vrasjen e dy anëtarëve të forcave të sigurisë me thikë ndërsa një i ri tjetër u ekzekutua për plagosjen e një pjesëtari të forcave të sigurisë.
Sipas Amnesty International, Irani është i dyti vend pas Kinës që përdor dënimin me vdekje, me të paktën 314 persona të ekzekutuar në vitin 2021.