Sindikatat dhe profesorët e universiteteve publike të Shqipërisë zhvilluan një tjetër tubim proteste ditën e djeshme në sheshin Nënë Tereza të Tiranës.
Kjo, duke kërkuar rritje 50 për qind të pagave dhe të fondeve për kërkimet shkencor.
Ata bënë të ditur se nuk do të nisin vitin akademik të hënën, nëse qeveria nuk plotëson 9 kërkesat e peticionit të tyre.
Qeveria rriti me 7 për qind pagën e pedagogëve, si dhe lejoi që me 8 për qind të tjera, universitetet të mund t’i rritin pagat nga të ardhurat e tyre.
Sindikatat dhe pedagogët e universiteteve publike të Tiranës dhe qytete të tjera protestuan sot për mosplotësimin nga qeveria të kërkesave ekonomike.
Ata kërkojnë rritje 50 për qind të pagave bazë sipas titujve shkencorë në dy faza, vlerësime për vjetërsinë në punë mbi 15 vjet dhe për orët e mbingarkesës shtesë në mësimdhënie, rritje të financimit për kërkimin shkencor, rivlerësim të orës mësimore leksion e seminar, rishikim të tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës shtesë, si dhe transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universiteteve publike.