Protesta e djeshme e opozitës solli përplasje mes protestuesve dhe policëve të cilët po ruanin perimetrin e sigurisë. Policia ditën e sotme ka njoftuar se janë arrestuar 2 persona dhe është shpallur në kërkim një protestues tjetër. Njëri prej të arrestuarve ishte person në kërkim për llogari të Komisariatit të Krujës.
Protestuesit janë arrestuar pasi akuzohen për kundërshtimi të punonjësve të policisë së rendit publik, goditje për shkak të detyrës, prishje e qetësisë publike, shkelje e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive.