Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame thotë se Prokuroria e Vlorës do hapë një tjetër dosje për tjetërsim pronash në bregdet.
Në emisionin “Review” në Euronews Albania, Lame u shpeh se institucioni që ai drejton, do dërgojë në prokurori edhe punonjësit e saj që kanë bërë shkelje.
“Gjatë këtij procesi, në rastin konkret, Prokuroria e Vlorës hyri dhe zbuloi një mashtrim dhe po i çon aty ku po i çon ata që e bënë. Nesër do hapë një dosje tjetër, të cilët ata që kanë bërë një dosje fallco, do i çojë atje ku duhet.
Po natyrisht, nesër, pasnesër, kur të dojë. Ne do vazhdojmë të dërgojmë në prokurori edhe njerëzit tanë. Ka një legjislacion që e zgjidh lehtësisht këtë problematikë”, theksoi ai.
Emisioni “Review” në Euronews Albania ka siguruar dokumentin në të cilin shihet se si ish-kreu i qarkut të Vlorës, Anesti Dhimojani i ka dhënë familjes së tij, 12 mijë metra katrorë tokë në bregdet.
Tjetërsimin e pronës, Dhimojani e ka kryer teksa mbante këtë detyrë publike.