Në datat 6 dhe 7 korrik kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një tur takimesh në vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Turi i takimeve të kreut të qeverisë shqiptare do të zhvillohet në kuadër të Procesit të Berlinit dhe të ardhmes së “Ballkanit të Hapur”.
Burime konfirmojnë se Rama do të zhvillojë takime me krerët e shteteve të rajonit në Beograd, Sarajevë, Prishtinë, Shkup dhe Podgoricë. Takimet e kreut të qeverisë shqiptare me krerët e rajonit vjen pas tensioneve të krijuara në veri të Kosovës dhe masave ndëshkuese që BE ka vendosur deri në shtensionimin e situatës.