Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili po merr pjesë në ‘Procesin e Berlinit’ është takuar me kryediplomatin e Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe përfaqësuesin e posaçëm për Dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.
Kurti ka biseduar me Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak për marrëdhenien mes Kosovës dhe Serbisë për të pasur një marrëveshje me njohje reciproke, për çështjen e krizës energjetike di dhe për vendimin e fundit të qeverisë kosovare, atë të reciprocitetit të targave me Serbinë.
Në lidhje me zbatimin e vendimit për targat, kryeministri Kurti u shpreh se nëpërmjet tri fazave, Qeveria e Republikës së Kosovës ka treguar vendosmërinë për sundimin e ligjit dhe përkushtimin në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vend. Ndërkaq, ai bëri thirrje që dëmtimi dhe djegia e veturave me targa RKS në veri të vendit, të dënohet nga të gjithë.
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara janë shprehur të “zhgënjyer” me vendimin e Qeverisë së Kosovës për mos shtyrjen e afatit për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia dhe konvertimin e tyre në targat RKS – Republika e Kosovës.