Përkeqësimi i kushteve të motit në vend pritet të sjellë probleme në lundrimin detar. Nisur edhe nga parashikimet, Kapiteneria e portit të Vlorës ka urdhëruar që gjatë datave 16-19 janar, pra deri ditën e enjte të kësaj jave, të pezullojë lundrimin për mjetet e vogla. Nuk lejohen që të dalin në det të hapur anijet e vogla dhe ato të peshkimit ndërsa do të vijojnë operimin anijet e transportit ndërkombëtar detar që nisen nga porti i Vlorës.
Sipas parashikimeve era e fortë do të bëjë që gjatë këtyre ditëve forca e detit të arrijë deri në 7 ballë.