Për ditën e martë mbi vendin tonë pritet kalimi gradual i frontit të ftohtë me presion atmosferik të ulët. Moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura si dhe alternime kthjellimesh në orët e pasdites.
Reshjet e shiut me intensitet të ulët në formën e shtrëngatave afatshkurtra nisin që në orët e para të ditës. Në orët e mbrëmjes reshjet humbasin territor dhe intensitet më pas ndërprerja e reshjeve në të gjithë territorin.
Në Alpe dhe në relievet malore në verilindje e juglindje në lartësitë mbi 1000m prezencë e reshjeve të dobëta të borës e hera-herës mesatar në majat e maleve. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi 1-6m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 10-12m/sek shoqëruar me dallgëzim të forcës 1-2 ballë.