Të martën e 9 janarit priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet. Në zonat malore në veri dhe lindje në lartësitë mbi 500m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë në bregdet 7-13 °C, në vendet e ulëta 2-13 °C dhe në vendet malore -4 deri në 5 °C. Era pritet të jetë mesatare deri e fortë në bregdet.