Vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike dhe vlera termike në rënie të ndjeshme për shkak të depërtimit të masave ajrore polare që kanë përfshirë jo vetëm vendin tonë por pjesën më të madhe të Europës. Si shkak i këtij depërtimi problematike do të bëhen ngricat e forta në akset rrugore.
Përjashtim bën dita e Hënë ku moti pritet të jetë me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e hera-herës mesatar në dy ekstremet veri- jug. Në zonën e Alpeve, verilindje mbi 1000 metër dhe malësitë e jugut në lartësitë mbi 800 metër reshje bore me intensitet të ulët lokalisht mesatare.
Ditën e martë moti pritet të jetë i kthjellët dhe me alternime vranësirash. Ngrica përgjatë akseve rrugore në relievet malore. Mjegull në orët e mëngjesit në zonat luginore. Era me drejtim verilindje-juglindje shpejtësi mesatare 1-8m/s, përgjatë vijës bregdetare sidomos në bregun verior dhe lugina era heras-herës bëhet relativisht intensive shpejtësi deri në 9-17m/sek. Valëzimi në detet 1-3 ballë
Ditën e mërkurë, të enjte dhe të premte moti pritet të jetë kryesisht i kthjellët me vranësira të pakta deri mesatar. Ngrica të forta përgjatë akseve rrugore në relievet malore. Mjegull / mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore. Era me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi 1-7m/sek. Valëzimi në detet 1-3 ballë.