Moti për ditën e nesërme, pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme të thata dhe të nxehta.
Dita pritet të jetë me mot të kthjellët, por nuk do të mungojnë edhe vranësirat kalimtare kryesisht në relievet malore në lindje. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara dhe të dobëta, sipas meterologëve.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare hera-herës me shpejtësi 6-8m/s.