Dita e sotme vendi ynë pritet të jetë nën kushte atmosferike të paqëndrueshme. Priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarqet Kukës, Dibër, Elbasan, Berat dhe Korçë të shoqëruara me shtrëngata.
Kurse në qarqet e tjera priten reshje të dobëta. Temperaturat parashikohen në bregdet 15/23 °C, në vendet e ulëta 12/27 °C dhe në vendet malore 9/20 °C. Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.