Presidenti Begaj ka dekretuar lirimin e 5 ambasadorëve dhe zëvendësimin e tyre me ambasadorët e rinj. Në mal të zi, lirohet Ridi Kurtezi dhe në vend të tij emërohet Zhaklina Peto. Kurtezi emërohet ambasador në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Artur Kuko nuk do të jetë më ambasador ynë në Gjermani. Adia Sakiqi do të ushtrojë funksionin e diplomates në këtë shtet, pasi lirohet si ambasadore në mbretërinë e vendeve të Ulëta.
Në Turqi, vendin e Kastriot Robos e zë Blerta Kadzadej.
Në Shtetet e Bashkuara nuk do të shërbejë më si ambasadore, Floreta Faber. Në Uashington caktohet ish deputeti socialist, Ervin Bushati.