Presidenti Bajram Begaj ka vendosur të mbledhë Këshillin e Sigurimit Kombëtar.
Mbledhja pritet të mbahet më datë 23 Janar dhe fokusi është bërja e një analize të gjendjes së sigurisë kombëtare dhe për të diskutuar prioritetet për vitin 2023.
Sipas një njoftimi zyrtar nga presidenca, mbledhja synon “që të japë një panoramë të plotë të gjendjes së Sigurisë Kombëtare dhe të diskutojë prioritetet për vitin në vijim në funksion të angazhimit të plotë, gjithëpërfshirës të institucioneve në garantimin e sigurisë, lirisë dhe mirëqenies së qytetarëve”.