Krishtlindja dhe Viti i Ri janë shumë afër dhe atmosfera e fundvitit ka filluar që të ndihet në shumë qytete të botës. Një ndër to, e cila ka ndezur edhe pemën e Krishtlindjes është Praga. Për këtë ceremoni, mijëra qytetarë u mblodhën në Sheshin mesjetar të Qytetit të Vjetër të Pragës për të parë ndezjen e dritave të pemës.
Por ndryshe nga vitet e kaluara këtë herë kriza energjetike nënkuptonte më pak drita se zakonisht. Njerëzit patën mundësi të shijonin gjithashtu edhe ushqimet dhe ëmbëlsirat. Qeveria vendosi që këtë vit dritat të jenë për të kursyer para dhe për të dërguar një mesazh të efikasitetit të energjisë.
‘‘Ne kemi bërë tashmë shumë marrëveshje për të kufizuar ndriçimin e memorialëve historike dhe ndërtesave në pronësi të bashkisë së Pagës dhe gjithashtu kemi vendosur të shkurtojmë numrin e stolive të ndriçuara në rrugët e Pragës’’, u shpreh anëtari i Këshillit të qytetit të Pragës, Jan Chabr.
Drejtuesit e qytetit të Pragës kanë vendosur të mos ndezë dritat gjatë gjithë ditës si dikur. Tregjet evropiane të Krishtlindjeve dhe ndriçimet po zvogëlohen për shkak të krizës energjetike. Një pjesë e madhe e vendeve në Europë kanë hequr pistat e patinazhit që vendosen në sheshet kryesore për të kursyer energji.