Dy persona janë rrezikuar të mbyten në plazhin e “Ranës së Hedhun” në Shëngjin. Ata janë marrë me urgjencë nga autoambulanca dhe po dërgohen në Spitalin e Lezhës, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre.
Theksojmë se, rajoni i Lezhës është përfshirë nga reshjet e shiut këtë të martë dhe deti ka qenë i trazuar, ç’ka ka sjellë edhe probleme te pushuesit që kanë qenë duke u larë.