Një ngjarje e rëndë, por fatmirësisht pa viktima, ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Patosit, ku një 37-vjeçari, teksa drejtonte mjetin e tij tip “Ford”, i është hapur dera dhe për pasojë mbetën të dëmtuara gruaja dhe vajza e tij e mitur.
Të plagosurat u dërguan në spitalin e Fierit për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore, ndërsa raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
REAGIMI I POLICISË:
Policia e Fierit ka nisur hetim ndaj shtetasit E. A., 37 vjeç, banues në Fier, pasi ditën e djeshme, në Patos, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, në ecje e sipër i është hapur dera e automjetit dhe si pasojë janë dëmtuar bashkëshortja e tij dhe vajza e tyre e mitur, të cilat morën mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.