Portugalia e ka nisur me fitore edicionin e Kupës së Botës. Skuadra e Fernando Santos mundi 3-2 Ganën, të pestë golat e takimit erdhën në pjesën e dytë.
Serinë e golave e hapi Cristiano Ronaldo me një penallti të diskutueshme në minutën e 65-të. Afrikanët barazuan në minutën e 73 me kapitenin, Andre Ayew.
Joao Felix në minutën e 78 dhe Rafael Leao dy minuta më vonë do të realizonin për Portugalinë.
Goli i fundit i sfidës erdhi në minutën e 89 nga Osman Bukari.
Me fitoren e arritur, Portugalia merr kryesimin e Grupit H me tre pikë të plota.
Pas tyre në renditje vijnë Uruguaj dhe Kameruni, me nga një pikë. Ndërsa, Gana qëndron në vendin e fundit me zero pikë.