Kryeministri Edi Rama e cilëson projektin e Portit të Durrësit investimin më të madh në rajon që do i shërbejë të ardhmes së qytetarëve në Durrës, duke e kthyer qytetin bregdetar një nga destinacionet kryesore turistike të Mesdheut.
Kreu i qeverisë i është përgjigjur akuzave të opozitës ndaj këtij projekti nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Rama shkruan se qytetarët do të shikojnë fytyrën e vërtet të opozitës, të cilën e cilëson armike të investimit. Kryeministri e mbyll reagimin e tij duke shkruar “o me Durrësin në majë o me ata në plehra”!
Armiqësia kundër investimit më të madh në rajon, i cili do ta transformojë Durrësin në një ndër destinacionet kryesore turistike të Mesdheut, duhet t’iu shërbejë të gjithë durrsakëve për të parë fytyrën e armiqve të së ardhmes së Durrësit; o me Durrësin në majë o me ata në plehra!
— Edi Rama (@ediramaal) November 16, 2022