Mëngjesin e sotëm, kryeministri, Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit që kurorëzon mbylljen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
“Mirëmëngjes, gëzuar Fitër Bajramin!”- shkruan Rama.
Edhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla i ka uruar besimtarët myslimanë duke ju uruar atyre më shumë dashuri dhe solidaritet.
“Pas përkushtimit e sakrificave të agjërimit gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, rritjes shpirtërore, lutjeve, faljeve, refleksioneve, durimit, shpërblehemi e kremtojmë bashkarisht Fitër Bajramin. Shqipëria është një familje e madhe, në të cilën, cilido qoftë besimi ynë, ndajmë me njeri-tjetrin gëzimet, lutjet, bekimet, dëshirat dhe urimet për më shumë mirëqenie, dashuri, solidaritet e bashkim. Gëzuar Fitër Bajramin të gjithë besimtarëve myslimanë!”, shkruan Nikolla.