Një police nga Kosova është nderuar me “Çmimin e Vitit” në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Arjeta Kavaja ka marrë dekoratën “Policia e Vitit 2022 për Ekipin e Ndërhyrjes në Kriza” nga Universiteti i Floridës Qendrore, për kontributin e saj në radhët e policisë amerikane.
Një nderim për performancën dhe kontributin e saj të jashtëzakonshëm në komunitetin universitar të Floridës.