Pjesëtarët e Agjencisë për Siguri dhe Informim serb me urdhër të Prokurorisë për Krim të Organizuar kanë arrestuar në Bujanovc shtetasin shqiptar A.B., i cili akuzohet për veprën e terrorizmit. Gjatë arrestimit të tij policia ka sekuestruar 10 pushkë, një snajper me silenciator, një akrep me silenciator, një kilogram eksploziv, si dhe një sasi e madhe municioni luftarak.
Dyshohet se armët janë siguruar përmes rrugëve të paligjshme dhe qëllimi i të arrestuarit ka qenë që t’i transportojë armët drejt zonës së Kosovës dhe Metohisë.