Blutë e Vlorës kanë vendosur në pranga ditën e sotme 23-vjeçarin Damjano Sejko i cili dyshohet se ishte anëtar i një grupi kriminal që po tentonte të kryente një krim të rëndë.
Sipas njoftimit të policisë, gjatë kontrollit të banesës, 23-vjeçarit iu sekuestruan 500 gramë eksploziv të montuar në një pajisje me telekomandë, 1 automatik, 1 pistoletë me silenciator, 1 armë gjahu, 38 fishekë luftarakë për pistoletën dhe automatikun, 2 uniforma policie, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, 2 aparate celulare dhe 1 automjet tip “Volkswagen”.
Policia ka njoftuar se nuk mund të japë më shumë detaje në lidhje me arrestimin pasi janë në hetim për të vendosur përpara drejtësisë edhe persona të tjerë të grupit ku Damjano Sejko ishte anëtar.