Një 50-vjeçar ka humbur jetën në Tiranë teksa çonte fëmijën në çerdhe.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur në afërsi të zonës së “21 Dhjetorit”. Sipas policisë, 50-vjeçari dyshohet të ketë pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka humbur jetën.
“Më datë 06.12.2023, në afërsi të “21 Dhjetorit”, duke dërguar fëmijën në çerdhe, ka ndërruar jetë, dyshohet si pasojë e një arresti kardiak, shtetasi D. S., 50 vjeç.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.