Me plazhet e mrekullueshme, limanet dhe peizazhet spektakolare, Shqipëria mbetet në listën e vendeve të parapëlqyera për turistët.
Edhe për faktin se, pushimet në një vend gjithnjë e më të popullarizuar – paçka se nuk ka qenë në vëmendje për vite me radhë – mund të jenë ideja e përsosur kundër kostos në rritje të jetesës.
Verën e kaluar, Ksamili krahasohej me Maldivet nga TikToker-at dhe influencuesit e udhëtimeve.
Video të panumërta në internet shfaqin pushues duke notuar nëpër ujërat e rivierës dhe duke marrë rreze dielli nën qiellin blu.
Por ndryshe nga Maldivet, dhomat e hotelit mund të gjenden nga 18 paund nata, ndërsa një birrë mund të kushtojë vetëm 1,10 paund.
Sakaq, arritja mund të jetë po ashtu e leverdishme.
Fluturimi më i lirë që niset këtë maj është nga Londra Luton në Tiranë me Wizz Air, me tarifa nga 54 paund për çdo drejtim.
Dhe kur mbërrihet në Shqipëri, ka shumë për të parë dhe për të bërë.
Si fillim është bregu befasues që është i mbushur me ujëra të ndezura blu dhe plazhe të shndritshme.
Me popullaritetin në rritje të rajonit, ka edhe shumë hotele dhe vendpushime buzë plazhit.
Nëse lodheni duke notuar përreth ose duke bërë banjo dielli në temperatura rreth 28 gradë Celsius, atëherë ka shumë për të bërë.
Burimi i Syrit të Kaltër pranë Sarandës është aq i qartë sa mund të shohësh 50 metra në thellësi.
Qyteti antik i Butrintit – një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s – është gjithashtu një vend i domosdoshëm për këdo që kërkon të eksplorojë mbetjet arkeologjike të një qyteti antik.
Ndërkohë, Ishujt e Ksamilit në brigjet e Sarandës konsiderohen si një nga vendet më të bukura në Rivierën Shqiptare falë plazheve me ujëra të pastër kristal.
Eksploruesit e guximshëm, nga ana tjetër, mund të dëshirojnë të lënë hapësirë në itinerarin e tyre për Parkun Kombëtar të Llogarasë, i vendosur pranë qytetit të Vlorës dhe i shkëlqyer për një udhëtim ditor në livadhet e mëdha alpine, faqet vertikale të shkëmbinjve dhe pyjet e dendura.