Ditën e sotme policia ka njoftuar se në orët e para të mëngjesit, rreth orës 02:10 është plagosur me thikë një 29-vjeçar në ‘Sheshin Skënderbej’. I plagosuri Olgen Duka ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka konfirmuar se po punohet për identifikimin e autorit të plagosjes dhe arrestimin e tij. Kujtojmë se në ‘Sheshin Skënderbej’ kohëve të fundit kanë ndodhur disa vjedhje nën kërcënimin e armëve të ftohta.