Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Kurbin, por që është bërë publike nga policia ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Malbardhë. Admir Lika qëlloi drejt Fatjon Likës me të cilin kishte konflikt. Fatjon Lika është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia po vijon kontrollet për kapjen e autorit Admir Lika dhe të dy shtetasve të tjerë me inicialet E.L., dhe P.L., të përfshirë në konflikt.