Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak para mesnatës së 27 majit në qytetin e Kuçovës.
Pas një konflikti të çastit është qëlluar në drejtim të Denald Grymshit, 24-vjeçar, i cili është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Të përfshirë në ngjarje kanë qenë katër shtetas të rinj të cilët janë shpallur në kërkim nga ana e autoriteteve.
24-vjeçari është paraqitur në spital rreth orës 23:30, të mbrëmjes së djeshme.
Më pas policia ka organizuar punën hetimore dhe ka bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorëve të dyshuar, Ledio Serdari, 22 vjeç, Albion Thoma 22 vjeç, Vasil Prendi 23 vjeç dhe Arben Tabaku, të katërt banues në Kuçovë.