Kryetari i PD-së në Korçë, Devis Osmani është plagosur nga sekretari i një grupseksioni të Partisë Demokratike. Pak minuta më parë, mësohet se kryetari Devis Osmani, është konfliktuar me Eduart Topallin, i cili e ka goditur me shishe në kokë, duke e lënë të plagosur.
Dyshohet se motiv i konfliktit mbeten mosmarrëveshjet brenda partisë. Ngjarja ka ndodhur në ambjentet e jashtme të një lokali në hyrje të Korçës. Ndërkohë që edhe policia pritet të kryejë veprimet për këtë rast dhe zbardhjen e rrethanave.