Një punonjëse e një fabrike për përpunimin e plastikës, është paraqitur rreth mesditës së sotme në spitalin rajonal të Elbasanit. Dyshohet se gjatë procesit të punës ajo ka pësuar një dëmtim në dorë.
49-vjeçarja me iniciale D. B., 49 vjeçe, aktualisht ndodhet në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.