Deri në orën 18:00 kanë votuar 36,39 për qind e qytetarëve.
Të dhënat e përditësuara nga KQZ vijnë nga 2662 qendra nga 5211 në total.
Sipas të dhënave të publikuara, deri më tani numri i qytetarëve që kanë ushtruar të drejtën e votës është 694836 nga 1909641 zgjedhës në listën e QV të raportuara.
Pjesëmarrja në votime në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit 2021 në të njëjtën orë ishte 45.48 për qind.