Një pistë e re hetimesh ka dalë për vrasjen e të resë keniane, Joy Ayoko.
Policia dhe prokuroria kanë ngritur pistë të re për vdekjen e kenianes Joy Ayoko. Hetuesit dyshojnë se e reja që punonte si krupiere në një kazino në Tiranë i ka dhënë informacion për mënyrën se si të luante në kazino një lojtari, i cili kishte fituar shuma të mëdha parash.
Kjo mendohet të jetë një pistë e re dhe grupi të dyshuarve është zgjedhuar dhe më tej.
Lojtari fitues është identifikuar nga policia dhe pritet te merret në pyetje.
Dëshmia e tij mund të ndihmojë hetuesit për zbardhjen e ngjarjes. Ka dyshime të forta që manovrat e kenianes dhe lojtarit të jenë zbuluar dhe kjo mund të jetë bërë shkak për këtë ngjarje të rëndë.
Megjithatë, hetimet vijojnë dhe deri më tani janë të shoqëruar 6 persona, mes tyre edhe shoferi i kazinos, Rodin Barçi, i cili ka qenë më herët edhe i dashuri i saj.