Humbja 5-1 në derbi mbetet vetëm një kujtim i keq për Stefano Piolin, i cili në prag të sfidës me Lazion ka deklaruar se pavarësisht asaj që ka ndodhur, nuk i sheh favoritë për titullin kampion.
“Statistikat janë pjesë e të shkuarës dhe nuk do të merremi me to. Në fund të majit do të shohim se kush është skuadra më e fortë, por unë shoh favorite Juventusin, që nuk ka kupa dhe do të përqendrojë të gjithë forcën te kampionati”, u shpreh Pioli.
Milan synon të marrë tre pikët ndaj Lazios dhe Pioli ka thënë se skuadra e tij është e përqëndruar për të bërë më të mirën.
“Lazio është një kundërshtar i vështirë, por humbja në derbi na ka bërë që të hyjmë në fushë me përqendrim maksimal. Na presin dy ndeshje shumë të komplikuara, pasi të mërkurën do të luajmë në Gjermani ndaj Dortmundit, por jemi përgatitur të marrim maksimumin”, ka thënë Pioli.