Shefi i Stacionit të Policisë Kufitare Durrës, Nënkomsiar Kastriot Karafili, është pezulluar nga detyra.
Mësohet se shefi i Stacionit është pezulluar nga detyra, për mospërmbushje të detyrave funksionale dhe të përgjegjësive, në kuadër të luftës për parandalimin dhe goditjen e kontrabandës.
Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur hetimin disiplinor për Karafilin.