4 punonjës të Gardës së Republikës janë pezulluar nga detyra. Shkak janë bërë tymueset e përdorura nga deputetët e opozitës.
Punonjësit e Gardës nuk kanë zbatuar detyrën për të ndaluar tymueset brenda sallës së Kuvendit, në seancën e së enjtes.
Pak më parë, tre deputetë të opozitës, Elda Hoti, Lindita Metalia dhe Saimir Korreshi, u përjashtuan për 10 ditë nga seancat plenar të Kuvendit. Metaliaj dhe Hoti kishin fshehur në çantat e tyre tymueset, të cilat i ndezi më pas Korreshi në sallë.
Kuvendi është përfshirë prej javësh nga tensionet dhe përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës.