Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u përpoq të minimizonte ndikimin e mundshëm që zgjedhjet afatmesme në SHBA mund të kenë në marrëdhëniet me Rusinë.
“Ne po analizojmë me kujdes zgjedhjet. Këto zgjedhje janë të rëndësishme, por rezultati nuk do të ndryshojë marrëdhëniet tona dypalëshe,” tha Peskov.
“Do të ishte e ekzagjeruar të themi se kemi lënë të gjitha punët tona për zgjedhjet afatmesme në SHBA. Ne kemi punë që janë më të rëndësishme”, shtoi Peskov .
Në fakt, duke dashur të bëjë të qartë qëndrimin e tij, Peskov shtoi se “këto zgjedhje nuk mund të ndryshojnë asgjë në thelb”.
Marrëdhëniet tona ( duke përfshirë SHBA -në dhe Rusinë ) janë dhe do të vazhdojnë të jenë të këqija”.