Në ambientet e jashtme në Kuvendin e Shqipërisë situata është e tensionuar. Protestuesit kanë hedhur flakadanë e shashka si edhe kanë tentuar të thyejnë kordonin e policisë për të hyrë në ambientet e brendshme të parlamentit. Kordoni është krijuar 30 metra larg rrethimit metalit. Janë dhjetëra kordonë të efektivëve të tjerë të pozicionuar në zonën e rrethuar. Raportohet se deri më tani, si pasojë e përplasjeve janë plagosur dy efektivë policie.
Nuk dihet sesa do të zgjasë protesta e opozitës përpara Kuvendit.
Disa nga posterat në protestën e opozitës përpara Kuvendit.